Eurodeputeti holandez: Vuçiqi po luan me zjarrin, BE-ja t’i vendos sanksione
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, ishte shumë kritik ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Reagimi i tij vjen si pasojë e agresionit serb në Kosovë më 24 shtator ku në fshatin Banjskë të Zveçanit, si pasojë e një sulmi të armatosur është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Reuten ka thënë se Vuçiqi po luan me zjarrin.
Ai ka thënë se për të bëmat në veri Serbia duhet të ketë pasoja.
“Komision, Këshill, merrni masa”, ka kërkuar ai në seancën e Parlamentit Evropian, ku është diskutuar për situatën në veri.
https://twitter.com/federicawoelk/status/1709448290146656275?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1709448290146656275%7Ctwgr%5Eecaf7183ddc4e713b8f68e6352132ed3ea5378e5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Feurodeputeti-holandez-vuciq-po-luan-me-zjarrin-be-te-vendos-sanksione%2F