Eurodeputeti katalunas kritikon ashpër Spanjën: Pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe e pakthyeshme
Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, ka dhënë një fjalim të fuqishëm për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike.
Në një postim nën llogarinë e vet në “Twitter”, në të cilin ka shpërndarë fjalimin e tij, Sole ka kritikuar ashpër Spanjën e cila nuk po e njeh Kosovën.
“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”, ka shkruar ai.
https://twitter.com/jordisolef/status/1544609099723194368?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1544609099723194368%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Feurodeputeti-katalunas-kritikon-ashper-spanjen-pavaresia-e-kosoves-eshte-e-ligjshme-dhe-e-pakthyeshme%2F