Eurodeputeti, Lajçakut: Çfarë ke bërë për njohjen e Kosovës nga 5 anëtarët e BE-së?
26 nëntor 2021
| 16:36
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, në ditën e dytë të vizitës në Prishtinë, është takuar edhe me shefin e misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe me komandantin e KFOR-it, Frenc Kajari.
Pas këtij takimi, ka reaguar eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili e ka pyetur Lajçakun se çfarë ka arritur lidhur me njohjen e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së.
“Në rregull. E kur kjo përpjekje e juaja do të sjellë rezultate? Çfarë keni arritur në lidhje me njohjen nga pesë shtetet anëtare të BE-së. Dhe në mënyrë që Serbia ta vendosë normalizimin në kontakt dhe ndërveprim? Njerëzit e krejt Evropës meritojnë rezultate”, ka shkruar Mandl në llogarinë e vet në “Twitter”.