Eurodeputeti Mandl diskuton në UP për sfidat dhe të ardhmen e Kosovës

19 mars 2025 | 10:42

Deputeti austriak në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl, të premten e 28 marsit do të takohet me rektorin e UP-së Arben Hajrullahu dhe prej orës 12 e 30, për një orë do të diskutojë me të pranishmit në sallën e Senatit të Universitetit të Prishtinës rreth Kosovës dhe integrimit të saj në BE, sfidave dhe perspektivës.

Miku i madh dhe i dëshmuar i Kosovës, që është anëtar i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian që nga viti 2017, në vitin 2021 publikoi librin „Kosova dhe BE-ja – Gjendja aktuale”, në të cilin qëndrimet e tyre i shfaqën një numër i madh i personaliteteve evropiane dhe kosovare të fushave të ndryshme. Libri atëherë u botua në katër gjuhë: Shqip, serbisht, anglisht e gjermanisht.

Në përvjetorin e 17 të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidentja Osmani e nderoi eurodeputetin Lukas Mandl, me „Medaljen Presidenciale të Meritave”, për të mos harruar ata që „kuptuan dhimbjen tonë, dëgjuan zërin tonë dhe ndihmuan të drejtën tonë për liri”.

Mandl ishte njëri nga themeluesit e Shoqatës së Miqësisë Kosovë — Austri që aktualisht drejtohet nga Arbër Marku.

Përveç në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, Mandl do të diskutojë edhe në Universitetin e Gjilanit „Kadri Zeka”.

Ky universitet eurodeputetin austriak e shpalli „Doktor Nderi” në vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Arsim Bajrami, sot feston ditëlindjen e e tij të…