Eurodeputeti Mandl: Lidershipi politik të dëgjojë edhe zërat që s’bëjnë shumë zhurmë

28 mars 2025 | 13:39

Në një kohë kur demokracitë përballen me sfida të reja dhe komplekse, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka theksuar rëndësinë e thellimit të lirisë së fjalës dhe angazhimit qytetar për të ruajtur një shoqëri vërtet demokratike.

“Liria e shprehjes duhet të mbrohet 100 për qind”, ka thënë Mandl në një diskutim me studentë të Universitetit të Prishtinës .

Ai ka thënë se lidershipi politik duhet  të dëgjojë edhe zërat që s’bëjnë shumë zhurmë, pasi sipas tij, ata shpesh janë të efektshëm.

“Kjo nuk mjafton nëse ajo mbrojtje nuk shoqërohet edhe me një përpjekje reale për të dëgjuar zërat që nuk janë gjithmonë më të zhurmshmit. Si mund të sigurohemi që edhe zërat më të qetë, ata më reflektivë, të jenë të pranishëm në debatet tona publike? Do ta quaja lidership. Lidershipi politik duhet të dëgjojë edhe ato zëra që nuk bëjnë shumë zhurmë. Ata janë shpesh më të efektshmit”, ka thënë Mandl.

Sipas tij, një udhëheqje e mirë buron nga thelbi i vetë demokracisë, një sistem që jo vetëm mbështetet në lirinë e shprehjes, por edhe në pjesëmarrjen aktive të qytetarëve. /EO

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e BE-së Ursula von der Leyen tha të premten…