Eurodeputeti mbështet kongresistin amerikan që kërkoi nga pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka përkrahur thirrjen e kongresistit amerikan, Ritchie Torres, për ndryshim të qëndrimit ndaj pesë vendeve të BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.
Para Torres, edhe vetë Mandl kishte kërkuar nga Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania që ta njohin Kosovën në fjalimin e tij në Parlamentin Europian.
“Jemi bashkë! Për të mirën e kësaj gjenerate dhe gjeneratave që vijnë, për dinjitetin, lirinë, paqen, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar Mandl në llogarinë e vet në “Twitter” krahas letrës së Torres.
Dje, kongresisti Torres përmes një letre drejtuar pesë vendeve evropiane u ka kërkuar atyre që ta rikonsiderojnë pozicionin e tyre karshi Kosovës.
“Lufta e Kosovës, për dhe arritjen e pavarësisë tregoi përkushtimin e saj ndaj demokracisë. Shfaqja e fortë e vetëvendosjes jo të dhunshme përputhet fuqishëm me vlerat thelbësore të demokracive të tjera në mbarë botën”, ka shkruar Torres.
Great, @RepRitchie! We are in this together 👉🏼 https://t.co/M6RG6TsK3K
It‘s on behalf of this generation and the generations to come, for dignity, freedom, proper dwelling, peace, democracy and rule of law. #Kosovo #Cypris #Greece #Romania #Slovakia #Spain https://t.co/9hdq93VgKO— Lukas Mandl (@lukasmandl) March 16, 2022