Eurodeputetja franceze kërkon rezolutë për krijimin e asociacionit

18 shkurt 2022 | 13:50

Eurodeputetja franceze që vjen nga partia e ekstremit të djathtë në Francë, Dominique Bilde, ka propozuar një rezolutë në Parlamentin Evropian ku i ka bërë thirrje përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borell të kërkojë implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shpreh shqetësimin mbi kërkesën për heqjen e manastireve serbe nga lista e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik të UNESCO-s.

Deputetja nga Franca ka thënë po ashtu se është skandaloz vendimi i qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

“Fati i serbëve të Kosovës po përkeqësohet dita ditës. Rezoluta ime e propozuar mbi manastiret serbe të klasifikuara ‘në rrezik’ nga UNESCO. Refuzimi për të hapur qendrat e votimit për referendumin e janarit gjithashtu është skandaloz”, ka shkruar Bilde në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 5 000 qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga…