Eurodeputetja Kaili po hetohet edhe për mashtrim

25 prill 2023 | 11:19

Në vazhdën e akuzave se ajo ishte e përfshirë në të ashtuquajturin skandal ryshfeti të Katargate, eurodeputetja greke Eva Kaili po hetohet gjithashtu për shpërdorim të fondeve të Parlamentit Evropian, ka raportuar “Politico”.

Duke cituar një letër nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) drejtuar presidentes së Parlamentit Roberta Metsola që është siguruar nga “Politico”, raporti tregonte se hetimi kundër Kailit përqendrohet në pagesat e lidhura me katër nga ndihmësit e saj.

Hetimi ka të bëjë me periudhën 2014-2020 dhe përfshin rreth 100 mijë euro.

Ajo kërkon të konstatojë nëse Kaili ka gënjyer për aktivitetet e punës dhe lëvizjet e ndihmësve të saj dhe nëse ka përfituar nga pagat dhe rimbursimet e tyre për udhëtime pune që nuk kanë ndodhur kurrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia turke ka arrestuar 110 persona që dyshohet se kanë…