Eurodeputetja reagon për herë të parë për skandalin e korrupsionit në PE

13 dhjetor 2022 | 12:10

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian (PE), Eva Kaili, ka dhënë deklaratën e saj të parë lidhur me akuzat për përfshirjen në Katargate.

Avokati i eurodeputetes ka theksuar se ajo është e pafajshme dhe këmbëngul se nuk ka lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

“Nuk ka asnjë lidhje me financimin nga Katari. Ky është pozicioni i saj. Shprehimisht dhe kategorikisht. Detaje nuk mund të them, sepse është e ndaluar”.

“Gjithçka që mund t’ju them, sepse kam folur me motrën e saj, është se nuk ka krevat fëmijësh ku edhe  pretendohet se janë fshehur paratë. Ju mohoj në mënyrë eksplicite sepse ma ka thënë edhe motra e saj zonja Magdalena Kaili. Tani po flitet  për paratë e gjetura në valixhe, nuk e konfirmoj dhe as nuk e mohoj dot”, ka thënë avokati Michalis Dimitrakopoulos.

Zhvillimet në çështjen e financimit të Eva Kailit , e cila po mbahet në burgjet belge pas skandalit që ka shpërthyer, janë të stuhishme.

Hetuesit belgë po shqyrtojnë pretendimet se Katari u kishte dhënë para dhe dhurata zyrtarëve të Parlamentit Evropian lidhur me organizimin e Kupës së Botës në futboll.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, deputetja socialiste greke, Eva Kaili, besohet se është në mesin e të dyshuarve. Partia Socialiste greke Pasok ka njoftuar se e ka përjashtuar nga partia me të mësuar për dyshimet mbi Kailin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta “Epoka e re” rikonfirmon përkrahjen e të gjitha aktiviteteve…