Eurodeputetja Von Cramon: Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj para se të flasë për palën serbe
Eurodeputetja Viola Von Cramon, ka deklaruar se Kosovës po i mungon kredibiliteti në mesin e faktorit ndërkombëtar.
Ajo thotë se Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj para se të flasë për palën serbe.
“Problemet e juaja nuk i zgjidhni duke e kërkuar fajin diku tjetër”.
Kështu po i komenton zhvillimet e fundit politike në Kosovë, eurodeputetja gjermane Viola von Cramon.
Ajo thotë se Kosovës po i mungon kredibiliteti në mesin e komunitetit ndërkombëtar, prandaj ajo bënë thirrje që sa më shpejtë të nis zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë. Momentalisht nuk po shoh vullnet politik nga asnjëra palë për zbatimin e marrëveshjeve. Kosova është mirë të fokusohet më shumë tek vetja dhe t’i kryej obligimet që i ka marrë përsipër. Ju nuk bëni kurrfarë ndryshimi nëse e drejtoni gishtin diku tjetër. Së paku ky është qëndrimi i institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian. Nëse Kosova dëshiron të bëhet një lojtare e rëndësishme në mesin e komunitetit ndërkombëtar atëherë duhet ta dëshmojë fillimisht se është një lojtare kredibile por këtë nuk është duke e treguar”, shton ajo.
Cramon thotë se do ishte një veprim i duhur nga Prishtina, nëse largohen tërësisht njësitet Speciale të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri.
Ajo nënvizon rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të qetësohet situata në pjesën veriore të vendit.
“E gjithë rrëmuja që është krijuar në pjesën veriore të Kosovës duhet të rregullohet. Lidhur më këtë çështje tashmë ka një marrëveshje dhe ajo vetëm duhet të respektohet. Pra do të ishte veprim i duhur që të largohen njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri. Para se të flisni për palën serbe është më mirë që fillimisht ti kryeni detyrat e juaja”, shprehet ajo për Tëvë1.