Euroliberalët në Kosovë, PLK-ja mbështet anëtarësimin e plotë të PDK-së në ALDE
Një delegacion i lartë i Aleancës Liberal Demokratike të Evropës ALDE, i kryesuar nga Ilhan Kyuchyuk, president, Svenja Hahn, nënkryetare e ALDE-s, Ramoan Jakic, president i LIBSEN Liberalëve të Evropës Juglindore dhe Andrew Burgess nga byroja e ALDE ne Bruksel, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ish-ambasadori dhe ish-kryetari i Partisë Liberale të Kosovës (PLK), Gjergj Dedaj dhe Sali Bislimi, veprimtar dhe koordinator i PLK-së për bashkëpunim me ALDE dhe institucionet e Bashkimit Evropian e njoftuan delegacionin e euroliberalëve për zhvillimet politike në Kosovë dhe nevojën imediate të mbështetjes dhe zgjerimit të liberal demokracisë kosovare.
Ish-ambasadori Gjerg Dedaj ka theksuar se e ardhmja e Kosovës euroatlantike është liberal demokracia.
Dedaj dhe Bislimi i dhanë mbështetje idesë së pranimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) anëtare e Aleancës Liberal Demokratike te Evropës ALDE.
Ata kanë bërë të qartë se e ardhmja e perspektives evropiane dhe integrimit Euroatlantik të Kosovës dhe e Ballkanit Perëndimor është pikërisht liberal demokracia, sepse, sipas tyre, euroliberalët kanë luajtur rol krucial dhe vendimtar në 30 vitet e kaluara ne mbështetje të aspiratave liridashëse dhe evropiane të Kosovës dhe rajonit.