
Europarlamentari McAllister po qëndron në Kosovë
06 tetor 2018
| 09:09
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, me të cilin ka diskutuar për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Postimi i plotë i Thaçit në llogarinë e vet në “Facebook”:
Me David McAllister, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, diskutuam për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Që tani jemi të bashkuar në vlera e parime. Fuqia jonë e vërtetë është uniteti dhe këmbëngulja në jetësimin e aspiratës sonë euroatlantike. HTH