Europol thyen aplikacionin “Matrix”, përdorej nga kriminelët për të dërguar mesazhe të koduara
03 dhjetor 2024
| 22:24
Një operacion i koordinuar ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet e Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës, ka çuar në zbërthimin e aplikacionit të koduar “Matrix”, i përdorur nga kriminelët për aktivitetet e tyre të paligjshme.
Europol njoftoi përfundimin e operacionit më 3 dhjetor, duke zbuluar më shumë se 2.3 milionë mesazhe të deshifruara në 33 gjuhë.
Ky është aplikacioni i pestë që zbulohet nga autoritetet pas platformave të tjera të njohura si Sky ECC, Encrochat, Exclu dhe Ghost. “Matrix” është një shërbim mesazhesh që kriminelët e përdorin për komunikim të koduar dhe siguri të lartë.