Eurostat-i: Ekonomia e Eurozonës u ngadalësua në fillim të këtij viti
Rritja e ekonomisë së 19 vendeve që ndajnë euron është ngadalësuar në fillim të vitit 2018, raporton Agjencia e Statistikave e Bashkimit Evropian (Eurostat).
Sipas këtij raporti, Produkti i Brendshëm Bruto në Eurozonë u rrit me 0.4% në tremujorin e parë, sa ishte nga tremujori i katërt 2017 dhe me 2.5% me bazë vjetore. “Shifra u përputh me projeksionet e ekonomistëve, por poshtë rritjes me 0.7% që u regjistrua në tre muajt e fundit të 2017-s. Të dhënat mbi ndjesinë ekonomike treguan rënie gjatë marsit, duke bërë që analistët të projektojnë një ngadalësim të ekonomisë së Eurozonës, megjithatë në nivele të forta prej rreth 2% me bazë vjetore në tremujorët e ardhshëm”, thuhet në raport. Po ashtu, sipas këtij raporti, besimi në rritje i Eurozonës mori goditje pjesërisht prej shqetësimeve mbi luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, që mund të rikthehet përsëri nëse Uashingtoni vendos tarifat për importet e çelikut dhe aluminit nga Bashkimi Evropian.