“Eurovision 2021” do të ketë publik
Publiku që do të marrë pjesë në “Eurovision”, në Roterdam, do të përbëhet vetëm nga holandezët.
Për fat të keq ky është një lajm i keq për fansat ndërkombëtarë. Aktualisht, qeveria Holandeze ka kufizuar udhëtimet brenda dhe jashtë vendit për qëllime pushimesh.
Për spektaklin rreth gjysma e kapacitetit të sallës do të mbushet me njerëz, një total prej 3,500 spektatorësh mund të ndjekin evenimentin nga afër.
Ndërkohë sa i përket rregullave anti-covid për hyrjen e publikut në sallë, nuk ka më nevojë për distancim shoqëror. Për secilin prej spektatorëve që do të ndjekin nga afër spektaklin duhet të paraqesin një test negativ për Covid-19.
Qeveria Holandeze është përpjekur të organizojë gjithnjë e më shumë evenimente kulturore, për të parë nëse mund të zhvillohen në mënyrë të sigurt në këtë periudhë pandemie.
Më herët, shfaqjet teatrore, madje edhe një ndeshje futbolli midis Holandës dhe Letonisë kishin një publik të drejtpërdrejtë. Kjo politikë e re duhet t’i sigurojë sektorit të argëtimit më shumë shpresë për të ardhmen.