Eurovision publikon listën, Jonida Maliqi në këtë natë do të performojë
31 janar 2019
| 13:00
Faqja zyrtare e Eurovision në rrjetin social “Instagram” ka publikuar listën e shteteve që do të konkurrojnë në dy netët gjysmëfinale në Eurovision.
Pasi që vitin e kaluar Izraeli fitoi vendin e parë, këtë vit Eurovision do të mbahet në Tel Aviv. Mbrëmë është publikuar lista se në cilën nga netët gjysmëfinale do të këndoj secili shtet por radha se kur do të këndoj secili këngëtar do të përcaktohet në pranverë.
Jonida Maliqi e cila do ta përfaqësoj Shqipërinë me këngën “Kthehju Tokës” do të performojë në gjysmë finalen e dytë, bashkë më 18 shtetet e tjera konkurruese.