Eurozona futet në një tjetër recesion ekonomik
Ekonomia e Eurozonës u tkurr në tremujorin e parë të 2021 ndërsa vendet zbatuan bllokime dhe kufizime të reja mes një vale të tretë të infektimeve me Covid-19.
Sipas Zyrës evropiane të Statistikave, Produkti i Brendshëm Bruto në rajon ra me 0.6 për qind në tremujor, duke shënuar kështu tremujorin e dytë rresht të tkurrjeve.
Shumica e ekonomive më të mëdha të rajonit, Gjermania, Italia dhe Spanja, panë një rënie të aktivitetit gjatë tre muajve të parë të vitit. Rënia më e fortë e aktivitetit ndodhi në Portugali, e cila është përballur me një valë të rasteve të reja me Covid-19, gjë kjo që çoi në një bllokim të dytë të vendit.
Vendet në rajon do të fillojnë të marrin fonde për mbështetje në të gjithë Bashkimin Evropian, në gjysmën e dytë të vitit. Disa kombe kanë paraqitur tashmë planet e tyre se si ata synojnë të përdorin fondet për analiza nga Komisioni Evropian.
“Financimi do të jetë i disponueshëm për vendet anëtare sapo të përfundojnë disa pika të caktuara”, tha shefi i tregtisë i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.
BE-ja pret që të ketë 70 për qind të popullsisë së rritur të vaksinuar këtë verë dhe vendet e varura nga turizmi shpresojnë që një numër më i madh i njerëzve të vaksinuar do t’i lejojë ata të kenë një sezon veror më të suksesshëm këtë vit. /Telegrafi/