Eva Mendes nuk poston kurrë foto të Ryan Gosling, por pse?

09 mars 2020 | 11:24

Eva Mendes bën pjesë në listën e VIP-ave që s’e kanë shumë qejf “Instagram”-in, por edhe pse e përdorë rrallë, ndërveprimi me fansat është fantastik. Në llogarinë e “Instagram”-it të aktores ka vetëm foto të saj.

Zor se Mendes poston fotografi me Ryan Gosling apo fëmijët e tyre. Një prej komentuesve mori shkas nga fotoja e postuar së fundmi për t’ia vënë në dukje një detaj të tillë.

“Dukesh një mrekulli. Dua thjesht ta dish sa rëndësi ka për ne, fansat e tu të flasim me ty. Nuk do ta kishim problem edhe nëse nxjerr Ryan-in në këtë faqe”. Eva, nuk ngurroi t’i përgjigjej, duke i kujtuar edhe nj ëherë raportin problematik që ka me rrjetet sociale. “Unë i kam pak problem rrjetet sociale, por dua që gjithë kohës të jem në kontakt me gratë. Përpiqem që çdo postim ta bëj me përgjegjësi dhe të sigurohem që të mos e portretizoj veten në një formë që mund t’i bëj të tjerat të ndihen keq”, është përgjigjur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën ka…