Evakuime masive në Berlin, shkak një bombë e luftës së Dytë Botërore
20 prill 2018
| 10:31
Një bombë nga lufta e Dytë Botërore është bërë shkak që mëngjesin e së premtes në Berlin të bëhen evakuime masive për të lejuar ekspertët të largojnë bombën.
Zona ku është gjetur bomba përfshin Ministritë e Qeverisë, një spital dhe stacionin qendror hekurudhor të qytetit. Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-45 gjenden çdo vit.