Evakuohen luanët e bardhë nga Kharkivi në Kopshtin zoologjik të Odesës

16 prill 2022 | 01:29

Disa luanë të bardhë janë evakuuar nga eko-parku i Kharkivit në Kopshtin zoologjik të Odesës në mes të sulmeve ruse në Ukrainë.

Lufta që Rusia filloi në Ukrainë zhvendosi miliona njerëz, por konflikti i armatosur preku edhe viktimat më pak të dukshme, kafshët, raporton Anadolu Agency (AA).

Derisa shumë kafshë shtëpiake janë braktisur dhe ecin rrugëve, disa kafshë në kopshtet zoologjike të goditura nga raketat kanë gjetur një shtëpi të re.

Disa luanë të bardhë u evakuuan nga eko-parku i Kharkivit në Kopshtin zoologjik të Odesës mes sulmeve ruse në Ukrainë.

Drejtori i Kopshtit zoologjik të Odesës, Igor Belyakov shkoi në Kharkiv për të sjellë luanë.

Kharkivi ka qenë nën sulmet ajrore ruse një kohë të gjatë, si rezultat i të cilave hapësirat e rrethuara janë shkatërruar dhe kafshët kanë mundur të eutanizohen.

Luanët e bardhë janë gjashtë vjeç, ata ishin në një dhomë të ngushtë për gati një muaj e gjysmë. Si rezultat, kafshët kanë ulçera dhe gërvishtje si dhe gjurmë të dukshme të stresit për shkak të granatimeve.

Luani i bardhë është një lloj luani me mutacion. Ato janë të rralla në natyrë dhe mund të gjenden kryesisht në kopshtet zoologjike.

“Mendoj se do t’i kënaqin vizitorët tanë kur të shërohen plotësisht. Kafshët janë madhështore, kanë karakter shumë të mirë, janë të qetë, por edhe arrogante. Luani është mbreti i vërtetë i kafshëve”, tha Beljakov për AA.

Ai shpjegoi se e bardha është vetëm një variacion në ngjyrë, duke shtuar se luanët e bardhë janë kafshë shumë të mëdha, veçanërisht meshkujt dhe se ata dallojnë dukshëm në madhësi nga luanët e zakonshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti Tokio përjetoi rënien e parë të popullsisë në 26…