Evakuohen një milion qytetar për shkak të uraganit Florence
10 shtator 2018
| 23:07
Guvernatori i Karolinës së Jugut urdhëroi një milion persona që jetojnë në vijën bregdetare të këtij shteti në juglindje të SHBA-së, që të evakuohen, me afrimin e uraganit Florence.
“Ky është një uragan shumë i rrezikshëm. Nuk duam që asnjë jetë të rrezikohet”, theksoi ai në një deklaratë për shtyp. Evakuimet do të fillojnë të martën për sa i përket rezidentëve që ndodhen në një vijë bregdetare prej 320 kilometrash të gjatë”, njoftoi Henry McMaster.