Eventi që “vulosi ndarjen” e Justin e Hailey Bieber-it?
Justin dhe Hailey Bieber zgjodhën të mos jenë pjesë e “Met Gala”-së këtë vit.
Mungesa e tyre nuk ishte befasi duke qenë se Justini e ka përballuar publikisht një kohë të vështirë.
Pasi ngjalli shqetësimin e mediave dhe fansave në prill duke postuar foto të tij duke qarë, një burim shpjegoi për Entertainment Tonight se, “Justini është përballur me disa vështirësi kohët e fundit. Ai ka kaluar një kohë të vështirë”.
“Hailey ka bërë më të mirën për të qenë aty për Justinin, por është e mërzitshme për të ta shohë atë duke luftuar”, vazhdoi burimi.
“Ata po bëjnë çmos që gjërat të funksionojnë dhe të jenë mbështetës për njëri-tjetrin. Ata janë të përkushtuar të bëjnë gjithçka që duhet për t’i përmirësuar gjërat.”
Justini ka një histori të anashkalimit të “Met Gala”-së. Ai mori pjesë në ngjarjen me Hailey-n në vitin 2021, ndërsa ajo shkoi vetë në vitin 2022.
Çifti hoqi “Met Gala”-n e 2023-s dhe të këtij viti.