Eventi Unbox and Discover 2023: Samsung zbulon faktorin “WOW” të linjë së re të televizorëve

05 prill 2023 | 12:54

Linja e vitit 2023 ofron përvoja premium shikimi me cilësi superiore të figurës, veçori të përparuara dhe përditësimet më të fundit të SmartThings

Samsung Electronics prezantoi sot linjën më të fundit të televizorëve në eventin Unbox and Discover 2023. Eventi përfshin lançimin e përvojave të reja të ekranit që përfaqësojnë vizionin e Samsung për ekranin vizual: “Ekrane kudo, ekrane për të gjithë”.

“Në Samsung, ne e kuptojmë se teknologjia duhet të fuqizojë dhe përmirësojë jetën e njerëzve, dhe jo ta ndërlikojë atë,” tha Jong-Hee (JH) Han, Zëvendës Kryetar, CEO dhe Shef i Divizionit DX (Device Experience) në Samsung Electronics. “Duke zgjedhur Samsung, konsumatorët mund të presin të përjetojnë një nivel të pashembullt të faktorëve wow, të gjitha duke qenë pjesë e përpjekjes së Samsung për të reduktuar ndikimin e saj mjedisor.”

Ekrane të reja premium për përvoja premium

Samsung kryesoi tregun global të televizorëve   për të 17-in vit radhazi në 2022 – dëshmi e angazhimit të tij të vazhdueshëm për t’u ofruar konsumatorëve përvoja premium shikimi dhe dizajn të fokusuar te përdoruesi.

Modelet më të fundit Neo QLED ofrojnë cilësi të jashtëzakonshme të figurës dhe dizajn mahnitës së bashku me lidhjen e pandërprerë dhe tingullin magjepsës. Konsumatorët tani mund të shijojnë përmbajtjen e tyre të preferuar në 8K, duke përfshirë edhe YouTube, me Auto HDR Remastering. “AI remastering” mund të përmirësojë audion e regjistrimeve me cilësi të ulët, ndërsa Q-Symphony lejon altoparlantët e televizorit dhe soundbar-t të funksionojnë në unison dhe të drejtojnë saktësisht efektet individuale të zërit, duke krijuar një përvojë audio më gjithëpërfshirëse.

Gama e Samsung OLED ka marrë gjithashtu një sërë përmirësimesh. Kjo përfshin Neural Quantum Processor 4K, i cili përdor inteligjencën artificiale të avancuar për të përmirësuar imazhet me cilësi të ulët dhe për të nxjerrë detaje të jashtëzakonshme. Samsung OLED ofron gjithashtu audio gjithëpërfshirëse, me mbështetje për Dolby Atmos dhe Object Tracking Sound+ (OTS+), ku televizori analizon përmbajtjen dhe jep tinguj që ndjek veprimet që po ndodhin në ekran, duke e bërë audion më tërheqëse. Këto veçori janë të disponueshme në modelet S95C dhe S90C.

Një ofertë e gjerë shërbimesh, duke përfshirë Samsung TV Plus dhe Gaming Hub, ofrojnë një sërë përfitimesh për adhuruesit e argëtimit dhe lojërave që kërkojnë të përmirësojnë përvojën e tyre në shtëpi. Gaming Hub nuk ka kufizime shkarkimi ose ruajtjeje dhe u lejon lojtarëve të luajnë 1000 lojëra, nga XBOX dhe shërbime të tjera partnere drejtpërdrejt në televizorët e tyre inteligjentë Samsung, pa pasur nevojë për një tastierë .

I parainstaluar në të gjithë televizorët inteligjentë Samsung, Samsung TV Plus u jep akses në 1000 shfaqje televizive dhe filma, të gjitha në një vend, duke u dhënë klientëve argëtim falas sa herë që ata duan.

Hapat për reduktimin e ndikimit mjedisor

Krahas përvojave të reja të ekranit premium për klientët, Unbox & Discover paraqet avancimin e Samsung në lëvizjen drejt realizimit të objektivave të tij të qëndrueshmërisë. Samsung po punon drejt krijimit të një cikli jete të produktit më pak të dëmshëm për mjedisin.

Seria e televizorëve, monitorëve, sinjalistikës digjitale dhe telekomandave të vitit 2023 përmbajnë të gjitha materiale të ricikluara dhe vijnë në paketim që përdor më pak bojë dhe elementë kryesorë gjatë prodhimit. Telekomanda e re e gjeneratës së tretë SolarCell është plotësisht pa bateri dhe e karikueshme përmes 2.4GHz Radio Frequency Harvesting– duke marrë energji nga sinjalet e humbur të emetuara nga ruterat Wi-Fi për një konfigurim në shtëpi që redukton nevojën për bateri. Konsumatorët mund të aktivizojnë gjithashtu AI Energy Mode nga telefoni ose televizori i tyre, duke i lejuar ata të monitorojnë dhe kontrollojnë përdorimin dhe modelet e tyre të energjisë.

Zgjidhje të përshtatura me jetën tuaj

Të gjithë televizorët Samsung janë të lidhur me SmartThings, duke e bërë të pandërprerë lidhjen e pajisjeve mobile dhe pajisjeve elektroshtëpiake në shtëpinë tuaj, duke ju lejuar të aksesoni një ekosistem të gjerë të hapur të produkteve dhe partnerëve që nga momenti që hiqni kutinë e pajisjes tuaj të re.

Me ndihmën e Home Connectivity Alliance, SmartThings është në përputhje me një sërë markash që lejojnë pajisjet tuaja të preferuara ekzistuese të ndërlidhen me pajisjet e reja pa problem. SmartThings është projektuar duke pasur parasysh sigurinë – Samsung Knox Vault ruan informacione të ndjeshme si kodet PIN dhe çelësat IoT në një çip të izoluar, duke parandaluar aksesin e paautorizuar.

Linja e re e televizorëve do të jetë e disponueshme në Kosovë duke nisur nga fundi i muajit prill. Çmimi i sugjeruar me pakicë për Neo QLED është 1999 Eur dhe për OLED është 2199 Eur.

Samsung dhuron smartphonët tuaj të preferuar Galaxy për çdo porosi paraprake të linjës së re Neo QLED dhe OLED. Nëse porosisni paraprakisht modelet OLED 55” dhe Neo QLED 55” ose 65”, Samsung ju dhuron A53 5G. Për modelin Neo QLED  75” 8K perfitoni një Galaxy S21 FE dhe për modelin 85”8K përfitoni një Galaxy S22. Promocioni zgjat nga data 20.3 deri më 9.4.2023. Për të porositur paraprakisht dhe për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni linkun.

Gjithashtu për të parë eventin Unbox and Discover 2023, vizitoni: SAMSUNG I Unbox & Discover 2023 – YouTube.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim kryetaren…