![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/gerrard.jpg)
Evertoni e dëshiron Gerrardin si pasardhës të Ancelottit
02 qershor 2021
| 12:31
Steven Gerrard mund të rikthehet në Premier Ligë, kësaj radhe si trajner. Evertoni është interesuar për të zëvendësuar Carlo Ancelottin dhe ka zgjedhur pikërisht legjendën e Liverpoolit.
Gerrard ka fituar simpati në botën e futbollit si trajner pas fitimit të kampionatit me Rangers që u shënua si ngjarje historike në Skoci.
Problemi i vetëm është se Evertoni është skuadra rivale e Liverpool për shkak se janë të të njëjtit qytet. Ndoshta tifozët e “The Reds” mund të zhgënjehen nëse Gerrard zgjedh Evertonin dhe sfidon Liverpoolin.