
Evertoni e kërkon Januzajn
18 korrik 2018
| 14:46
Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj mund të rikthehet sërish në Premier Ligë, por jo tek Manchester United.
Mediet belge kanë raportuar të mërkurën se reprezentuesi i Belgjikës, Adnan Januzaj është lojtari që po pëlqehet shumë nga skuadra e Evertonit, e cila tashme ka filluar kontaktet e para për transferimin e tij.
Januzaj pas formës së mirë në fanellën e Real Sociedadit, mori ftesë nga Belgjika për Kupën e Botës “Rusi 2018”, por ai luajti vetëm në një ndeshje ku edhe shënoi golin e fitores ndaj Anglisë.
/Epoka e re/