Evertoni ndërpret marrëveshjet me sponsorët nga Rusia

02 mars 2022 | 16:45

Evertoni ka vendosur ta ndërpresë çdo bashkëpunim me rusët, në shenjë sanksionimi ndaj Rusisë, e cila qe shtatë ditë po e sulmon Ukrainën në mënyrë agresive.

Klubi anglez ka njoftuar se tashmë ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me tre sponsorë nga Rusia.

Bëhet fjalë për kompanitë ruse, USM, Megafon dhe Yota, prej të cilave Evertoni merrte dhjetëra miliona euro brenda një viti.

“Të gjithë në Everton mbeten të tronditur dhe të pikëlluar nga ngjarjet e tmerrshme që po ndodhin në Ukrainë. Kjo situatë tragjike duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shmanget çdo humbje e mëtejshme jetësh. Lojtarët, stafi i trajnerëve dhe të gjithë që punojnë në Everton po ofrojnë mbështetje të plotë për lojtarin tonë ukrainas, Vitalii Mykolenko, dhe familjen e tij dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, thuhet në njoftimin e Evertonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse “Big Brother VIP”, ka tashmë disa javë që…