Evertoni nuk gabon ndaj Crystal Palace
Skuadra e Carlo Ancelottit ka arritur të mposhtë djemtë e Roy Hodgsonit me rezultat bindës prej 3-1, ndeshje kjo e vlefshme për Premier Ligë.
Ishte skuadra e Evertonit ajo që kaloi në epërsi e para në minutën e 18-të përmes Bernardit, i cili shënoi një super-gol.
Por, për barazim shifrash u përkujdes Christian Benteke i Crystal Palacet në minutën e 51-të.
Ky rezultat qëndroi për vetëm 7 minuta, pasi sulmuesi i Evertonit, Richarlison, shënoi në minutën e 58-të për të rikthyer epërsinë e vendësve.
E për rezultatin final të ndeshjes u përkujdes i riu Dominic Calvert-Lewin, i cili shënoi nga afërsia.
Me këtë rezultat, Evertoni është ngjitur në pozitën e 7-të tabelare, mbi Manchester Unitedin, me 36 pikë nga 26 xhiro.
Crystal Palace mbetet në pozitën e 14-të me 30 pikë nga 26 ndeshje.