Evertoni planifikon rikthimin e Costës në Angli

24 dhjetor 2020 | 18:02

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, mund të rikthehet në Premierë Ligë, po jo te Chelsea.

“Mundo Deportivo” raporton se interesim për sulmuesin Costa ka shfaqur skuadra e Evertonit.  Costa ka refuzuar rinovimin e kontratës me Atleticon që i skadon në fund të këtij edicioni dhe për këtë arsye është nxjerrë në shitje nga klubi spanjoll për afatin kalimtar të janarit.

Costa këtë edicion ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje në La Liga. Interesim për 32-vjeçarin kanë treguar edhe Tottenhami, Napoli dhe Fenerbahçe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim 86:97 (18:20,…