Evertoni planifikon rikthimin e Stonesit
06 korrik 2020
| 10:53
Drejtuesit e Evertonit po mendojnë seriozisht rikthimin në skuadër të mbrojtësit anglez John Stones, i cili tani ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit Pep Guardiola.
Futbollisti 26-vjeçar është zgjedhja e fundit në hierarki për trajnerin spanjoll, i cili shpesh ka kthyer në mbrojtje mesfushorin Fernandinho, duke mbajtur në bankinë anglezin dhe ka dhënë miratimin për shitjen e tij në fund të sezonit.
Pasi kanë marrë miratimin e Carlo Ancelottit, drejtuesit e Evertonit kanë nisur negociatat me “citizens”, ndërsa marrëveshja për rikthimin e Stones në Liverpool mund të mbyllet për më pak se 20 milionë paundë.