Evertoni rrezikon rënien, kërkohet shkarkimi i Lampardit

08 prill 2022 | 13:22

Aventura e Franck Lampard në bankinën e Evertonit është drejt fundit, pasi rezultate kanë qenë shumë larg pritshmërive dhe tashmë “Toffees” rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria.

Tekniku londinez mori drejtimin e ekipit nga Liverpooli në fund të muajit janar, megjithatë në 9 ndeshje në kampionat, ka marrë vetëm 6 pikë, pasi skuadra ka regjistruar dy fitore dhe plot 7 humbje. Aktualisht Everton mban vendin e 17 me 25 pikë, një më tepër se Burnley që plotëson zonën e rënies, megjithatë tashmë askush nuk beson më te Lampard dhe ish-sulmuesi, Victor Anichebe ka dalë hapur, duke kërkuar shkarkimin e trajnerit.

“Skuadra është e keqe dhe jam plotësisht dakord, por edhe Lampard nuk po bën mirë. Ndaj mendoj se është koha e duhur që ai të shkarkohet, pasi më vonë do të jetë e pamundur që të luftohet më për mbijetesën”, u shpreh ish sulmuesi i “toffees”. Ndërkohë edhe tifozët e Everton nuk e kanë fshehur zhgënjimin në rrjetet sociale dhe madje kanë nisur të kërkojnë rikthimin e Sam Allardyce në bankinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas disa shtyrjeve, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar…