Evi Kokalari: Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri
Aktivistja Evi Kokalari, mbështetëse e ish-kryeministrit, Sali Berisha, ka vendosur që të distancohet nga politika në Shqipëria.
Lajmin e ka bërë me dije përmes një statusi në rrjetet sociale.
Po ashtu edhe në një status tjetër ka thënë se largimi i saj nuk do të thotë se do ta braktisë Sali Berishën. “Ajo mbështetje ka qenë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund”, ka shkruar në statusin e dytë Kokalari.
Postimi i parë i saj:
Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri.
Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.
Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.
Bashkatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.
Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale.
Duke ju falënderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj,
Përzemërsisht,
Evi