Evitohet rreziku në rrugën “Enver Haradinaj” në Prizren
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se pas raportimit të qytetarëve për një gropë në rrugën “Enver Haradinaj” në Qendrën e Thirrjeve, menjëherë është lajmëruar Drejtoria e Shërbimeve Publike e cila ka intervenuar, duke sanuar këtë problem.
Sipas komunës së Prizrenit, kjo gropë në rrugë ka qenë përball urës së Marashit. “Me këtë rast janë ftuar kompanitë relevante që ta bëjnë evakuimin e rrugës si dhe analizën e gjendjes së krijuar. Nga aty është vërejtur që problemi qëndron tek gypat e vjetruar të sistemit të ujësjellësit dhe është kërkuar që në mënyrë emergjente të vijnë në ndihmë edhe ekipet e ‘Hidroregjionit’, si kompani publike përgjegjëse për rrjetin e ujësjellësit në komunën e Prizrenit, e cila ka intervenuar menjëherë, duke e rregulluar problemin dhe evituar rrezikun e paraqitur”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.