Evitohet skandali diplomatik, Maqedonia nuk përfill kërkesën e Serbisë kundër Thaçit
16 prill 2018
| 16:29
Agjencia e lajmeve “Zhurnal” ka mësuar se Ministria e Brendshme e Serbisë ka lëshuar urdhëresë për prangosjen e Hashim Thaçit kur ai të futet në territorin e Maqedonisë duke e akuzuar atë për gjenocid.
Kërkesa e serbëve kundër presidentit Thaçit është në kundërshtim me rregullat e Interpolit.
Ky ka qenë argumenti që Ministria e Brendshme e Maqedonisë nuk e ka marrë për bazë kërkesën e serbëve për arrestimin e Thaçit posa të futet në territorin maqedon.