Evra: Jam abuzuar seksualisht, shisja drogë e gjeja ushqim te plehrat
Patrice Evra, një futbollist që ka fituar shumë gjatë karrierës së tij me Monacon, Manchester United, Juventusin, Olimpikun e Marsejës dhe përfaqësuesen e Francës, ka zbuluar se ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë.
Trauma që ka pësuar në adoleshencë i ka treguar pak e nga pak në autobiografinë e tij, “Më pëlqen kjo lojë”.
Ai pranoi gjithashtu si ka qenë viktimë e abuzimit seksual.
“Nuk më vjen turp kur e pranoj që jam ndier frikacak për shumë vite që nuk kam folur për këtë temë. Ishte diçka që ma shtypte gjoksin. Por këtë nuk po e bëj për veten, por për fëmijët. Dua që askush të mos ketë turp për faktin se ka përjetuar diçka të tillë”, pranoi Evra për “The Times”.
Tani, në një intervistë për “BBC One”, shkon më tej në rrëfimin e tij: “Kam shitur drogë, jam lutur dhe kam punuar në një dyqan televizorësh. Njëra nga këto nuk është e vërtetë. Janë dy të vërteta dhe një gënjeshtër. Nuk kam shitur televizorë”.
Babai i Evrasë u largua nga shtëpia. Ishin 24 vëllezër, por ai ia doli të mbijetonte.
“Ndonjëherë, në mesnatë, kur hidhnin hamburgerët e ftohtë në plehra, ne shkonim t’i merrnim. Pas largimit të babait tim, ishte kaos. Futbolli më shpëtoi. Kur isha 17 vjeç, udhëtova për në Itali (shkoi te Marsala dhe Monza, para se të nënshkruante me Nicen). Mbaj mend që hyra në dhomën time dhe kisha një palë tuta. Telefonova mamin dhe i thashë: kjo është parajsa, njerëzit na shërbejnë ushqim dhe kemi dy pirunë nga njëra anë dhe dy thika nga ana tjetër”.v