Evropa, Britania dhe SHBA të shqetësuara për gratë afgane

18 gusht 2021 | 16:04

Mbretëria e Bashkuar, ShBA dhe Bashkimi Evropian, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se janë thellësisht të shqetësuar për gratë dhe vajzat afgane pas marrjes së Afganistanit nga talibanët.

Në deklaratë u bëhet thirrje talibanëve  të mbrojnë “të drejtat për arsimim, punë dhe liri për të gjithë qytetarët.

“Gratë dhe vajzat afgane, si dhe të gjithë qytetarët afganë, meritojnë të jetojnë me siguri dhe dinjitet”, shkruhet në deklarate, duke shtuar se “do të monitorojnë nga afër çdo qeveri të ardhshme”.

Dje në konferencën e parë për shtyp, talibanët thanë se do të qeverisin Afganistanin, sipas sistemit ligjor të Islamit, ligjit të Sheriatit dhe se gratë mund të përfshihen në mënyrë aktive në shoqëri “nën kornizat e sheriatit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediet ndërkombëtare sot kanë publikuar pamjet që tregonin sesi talebanët…