Evropa çlirohet nga masat e pandemisë

01 maj 2022 | 17:40

Greqia, Bullgaria dhe Lituania janë vendet evropiane, që duke nisur nga kjo e diel heqin të gjitha kufizimet për hyrjen e turistëve të huaj. Autoritetet e këtyre vendeve nuk do të kërkojnë më si kusht për lejimin e hyrjeve në kufi, dëshminë e vaksinimit apo testin negativ të COVID-19.

Për t’i dhënë shtysë sektorit të turizmit, më i godituri i këtyre 2 viteve masa të ashpra bllokuese, qeveria greke po ashtu e vendosi heqjen e detyrimit të paraqitjes së certifikatës së vaksinimit për hyrjet në ambientet e argëtimit dhe kohës së lirë, si kafenetë, baret, restorantet e diskotekat.

Megjithatë qëndron ende në fuqi mbajtja e maskës në ambientet e brendshme. Po ashtu, testet javore të nevojshme për t’u paraqitur në vendet e punës për të pavaksinuarit, reduktohen nga 2 në 1.

Të njëjtat masa hyjnë në fuqi nga kjo e diel edhe në Itali, ku në dallim autoritetet nuk heqin detyrimin e paraqitjes së testit negativ apo atij të vaksinimit për të huajt. Politikën e certifikatave të gjelbra në kufi do të vazhdojnë ta ndjekin edhe vende të tjera evropiane si Gjermania, Franca, Spanja, etj.

Nga e hëna, detyrimin e paraqitjes së dëshmive të COVID-19 për të huajt në kufi e heq edhe Zvicra, duke nisur nga e hëna. /KlanTv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka lajmëruar të dielën pasdite…