Evropa do t’i japë 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
11 mars 2022
| 11:16
Komisioni Evropian synon të dyfishojë ndihmën ushtarake të BE-së për Ukrainën dhe ka propozuar caktimin e 500 milionë eurove të tjera për këtë qëllim. Kështu ka bërë të ditur sot shefi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell.
“Të gjithë ishin plotësisht të vetëdijshëm se ne duhet të rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën”, ka thënë Borrell, i cili mbërriti për ditën e dytë të një takimi të liderëve të BE-së në Versajë,
“Jam i sigurt se liderët do t’i miratojnë këto para”, ka shtuar ai. BE po konsideron gjithashtu vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj oligarkëve rusë dhe ekonomisë ruse, shkruan Reuters.