Evropa nën ‘pushtetin’ e insekteve, rrezikohet përhapja e sëmundjeve tropikale
Sëmundjet që vijnë nga insektet, si ethet e dengutit, leishmanisë dhe encefalitit janë në rritje dhe tani po kërcënojnë të përhapen në shumë zona të Evropës.
Kështu kanë paralajmëruar shkencëtarët në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive në Amsterdam.
Sipas tyre, shpërthimet e këtyre sëmundjeve po rriten për shkak të ndryshimeve klimatike dhe zgjerimit të udhëtimit dhe tregtisë ndërkombëtare.
“Ndryshimi i klimës nuk është faktori i vetëm apo kryesori që nxit rritjen e sëmundjeve të transmetuara nga insektet në të gjithë Evropën, por është një nga shumë faktorët”, ka thënë profesor Jan Semenza nga Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Stokholm.
Kjo çështje është mbështet edhe nga eksperti Giovanni Rezza.
“Mësimet nga shpërthimet e fundit të virusit të Nilit Perëndimor në Amerikën e Veriut dhe virusi i chikungunya në Karaibe e Itali, theksojnë rëndësinë e vlerësimit të rreziqeve të sëmundjeve të ardhshme nga insektet”, ka thënë ai.
Ngrohja globale ka lejuar që mushkonjat, rriqrat dhe insektet që mbartin sëmundje të përhapen, të përshtaten me stinë të ndryshme dhe të pushtojnë territore të reja në të gjithë Evropën gjatë dekadës së fundit, me shpërthime shoqëruese të dengusit në Francë dhe Kroaci, malaries në Greqi, ethet e Nilit Perëndimor në jug –lindje të Europës dhe chikungunya në Itali dhe Francë. /TCh/