Evropa ngre alarmin për gripin e shpendëve, këto janë vendet më të prekura

02 janar 2022 | 12:47

Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë kanë thënë të enjten se Evropa po përjeton një shpërthim shkatërrues të gripit të shpendëve që prek zogjtë e egër dhe fermat e shpendëve ndërsa njerëzit vazhdojnë të luftojnë me pandeminë Covid-19 .

“Raste të reja po zbulohen çdo ditë dhe nuk janë të prekur vetëm shpendët e egër”, vënë në pah raportet e institutit.

Instituti Federal i Kërkimeve për Shëndetin e Kafshëve i Gjermanisë, ka theksuar se raste janë gjetur në Kanada, në të gjithë Evropën dhe në Indi dhe Azinë Lindore.

Vendet e prekura shtrihen nga Finlanda në Ishujt Faroe dhe Irlandë, nga Rusia në Portugali.  Në të njëjtin hark kohor në të gjithë Evropën, të dhënat e FLI treguan 675 infeksione te shpendët e egër dhe 534 infeksione te bagëtitë.

Ndërsa në Gjermani, 394 raste u zbuluan te shpendët e egër, duke përfshirë rosat, patat, mjellmat dhe pulëbardhat, midis fillimit të tetorit dhe 29 dhjetorit. Rastet janë zbuluar kryesisht përgjatë bregdetit.

Në Izraelin verior, zyrtarët kanë thënë se qindra mijëra pula duhej të asgjësoheshin për të ndaluar përhapjen e gripit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar pasi Kosova shpalli…