Evropa nuk është mirë të godasë mbi shenjtërinë e luftës çlirimtare të Kosovës (8)
Shkruan: Kudusi Lama
Unë personalisht e di që ndihma e Evropës për çlirimin e Kosovës deri në përfundim të goditjeve të NATO-s ka qenë thuajse delikate, por unë kam dashtë që me këtë rast edhe Evropa ta marrë kthesën e të konsiderohet se i do shqiptarët si të gjithë qytetarët e saj, ndaj kam dashur që të konsiderohet edhe luftë e Evropës, ajo ndërhyrje e NATO-s. Por, siç duket, Evropa kur ndërhyri në Kosovë, nuk ndërhyri për t’i çliruar shqiptarët, por për t’i shpëtuar serbët. Edhe këtë unë e di dhe kam bindje profesionale dhe intelektuale se kjo ka qenë e vërtetë. Por, nëse ndodhi kjo, nuk do të thotë se ne ishim jashtë standardeve të jetës evropiane.
Unë di, gjithashtu, që në atë kohë shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi kanë marrë plagë, janë bërë invalidë, ose kanë vdekur vetëm se nuk kanë pasur mundësi ta marrin ndihmën e shpejtë mjekësore, për mungesë medikamentesh e specialistësh. Ndërsa sot për hatër të serbëve e të Serbisë, Evropa shpif se ne paskemi pasur mundësi të instalojmë klinika aq moderne sa të bëjmë edhe transplantimin e organeve jetike njerëzore. Aq moderne sa Shqipëria edhe sot nuk po i realizon dot as te Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, që është qendra më e avancuar mjekësore në Shqipëri.
Por asgjë nuk duhet të na habisë. Ky është një tregues i qartë se sa konsideratë ka pasur Evropa për luftën tonë, për lirinë tonë, për zhvillimin tonë dhe për të ardhmen tonë. Prandaj edhe na ofendojnë. Prandaj edhe kanë dëshirë të na e mohojnë luftën tonë.
Raporti i Dick Martyt është një mesazh se akoma bëhet një punë evropiane për Serbinë. Ai është një element prove, se akoma ndikimi serb mbi politikën evropiane është i pranishëm, se ka akoma influencë të fshehtë serbe në qarqe të nivelit të lartë në Evropë.
Por mua nuk më shqetëson dhe gjithë shqiptarët nuk duhet t’i shqetësojë një raport akuzues e përbuzës, i kujtdo qoftë. Por duhet të na shqetësojë fakti që Parlamenti i Evropës miratoi një rezolutë dhe nxori një deklaratë publike miratuese për këtë raport. E kërkoj ngritjen e një gjykate speciale për t’i dënuar ata që akuzon pa asnjë fakt ky raport.
Pati edhe zëra që ishin njerëzorë dhe të drejtë në atë parlament, por mbisundoi përfundimisht politika sllave e serbe. Ata zëra u shpërfillën dhe nuk u morën në konsideratë. Më fort kumboi zëri i rusëve që akuzonin shqiptarët se sa i shqiptarëve që kishin vetëm një kërkesë: të mos barazoheshin me kriminelët, sepse ishin viktima shekullore të krimit jugosllav e serbë.
Duket se misioni është i qartë. Kjo rezolutë nuk është akuzë vetëm për Kosovën. Ajo është edhe për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë në trojet e tyre e në diasporë. Pra, shihet se kërkohet të thuhet që të mos vlerësohen shqiptarët, pasi ata janë të tillët që i kemi përbuzur gjithnjë dhe për hatër të serbëve e jugosllavëve duhet t’i përbuzim përsëri. Kërkohet të krijohet një pengesë e pakapërcyeshme për shqiptarët drejt Evropës. Dhe dihet që Evropa është shumë e ndjeshme kundër krimit. Duke i quajtur shqiptarët kriminelë, kuptohet se i thuhet Evropës rri larg tyre. Ka shumë mundësi që të thuhet, se edhe Serbisë i takon shpërblim vështirësie që i ka masakruar prej gati dy shekujsh shqiptarët, qysh prej vitit 1846 e deri në vitin 1999. Se është lodhur duke i sunduar e shfrytëzuar për t’i mbajtur larg Evropës.
Evropa duhet të dijë se shqiptarët kanë gjëra të shenjta siç kanë të gjithë popujt dhe kombet e tjerë. Nuk është mirë të godasë pikërisht mbi këto shenjtëri, siç është edhe Lufta Çlirimtare e Kosovës. Ne kemi vlerat dhe historinë tonë për të cilat jemi të gatshëm të bëjmë edhe sakrifica. A nuk ka njohuri Evropa për vlerat e kombit shqiptar, apo nuk dëshiron të dijë? Mendoj që duhet të ketë njohuri, pasi unë kam njohuri për vlerat e italianëve, grekëve, francezëve, spanjollëve, portugezëve, anglezëve, skocezëve, skandinavëve, gjermanëve, austriakëve, hungarezëve, rusëve etj. Ata duhet të dinë për ne siç dimë ne për ata. Nëse jo, ky është tregues se ata janë të pa kulturuar jo ne. Prandaj, nëse ka evropianë që janë të pa kulturuar nuk janë fajtorë shqiptarët. Unë vetëm do t’u lutem atyre të studiojnë historinë dhe të njohin vlerat historike të kombit shqiptar dhe njëkohësisht të njohin edhe kontributet e këtij kombi për Evropën, për historinë, kulturën dhe sigurinë e saj.
Realisht Dick Marty nuk bëri mirë që u bë megafon i Serbisë. Por edhe pse u bë, kjo nuk është shumë problem. Ai përfaqëson vetëm vetveten. Por e keqja prapë e theksoj qëndron në faktin që ai u morë shumë seriozisht nga Parlamenti Evropian. Unë nuk dua ta akuzoi atë. Por ai ka marrë në mbrojtje Serbinë, duke u munduar ta pastroi nga fashistizimi i saj. Pse e bënë këtë? Unë nuk mund ta di. Por ai ose ka vetë në gjenin e tij ambicie fashiste, ose është paguar për të bërë justifikime të veprimtarisë fashiste të Serbisë.
Në mjaft momente evropianët edhe janë fyer, pse ne shqiptarët kemi reaguar ndaj këtij raporti dhe këtij qëndrimi të Parlamentit Evropian. Është vërtetë i çuditshëm ky qëndrim. Ne, që na fyejnë e na denigrojnë, që na akuzojnë e na shpifin, që na përdhunojnë e na ngarkojnë, ne nuk duhet të flasim e të reagojmë se evropianët fyhen. S’ka gjë se ata na fyejnë. Ky vërtetë është një tregues i pabarazisë që kërkojnë të instalojnë evropianët. Nëse kjo është e vërtetë, Evropa qenka e padrejtë. Kështu nuk është mirë. Kur ne akuzohemi se qenkemi kanibalë, nuk është ndonjë problem. Por kur ne themi se këto akuza janë fashiste, Evropa fyhet. Le të fyhet, ato janë akuza për të justifikuar krimet fashiste dhe ai që justifikon fashizmin është më i keq se fashizmi.
Nëse Evropa trembet, unë them se koha e Pjetrit të Madh të Rusisë ka kaluar. Ani pse ai u ka thënë rusëve: “Futuni e merrni pjesë në çdo rast në çështjet dhe grindjet e Evropës e sidomos të Gjermanisë, e cila na intereson me drejtpërdrejt nga që ndodhet më pranë nesh”. Ani pse ai i porositë rusët: “Përparoni pa u ndalur …”
Por duke njohur detyrat që kanë ruset prej paraardhësit të tyre të lavdishëm, besoj se bëhet e qartë për të gjithë evropianët që sllavët nuk kënaqen me pak. Ata nuk kënaqen duke hedhur baltë evropianët mbi shqiptarët. Prandaj evropianët mos të mundohen t’i mashtrojnë. Ata, le të mbrojnë veten prej tyre, se vërtetë janë të rrezikuar. Me diplomaci mashtruese nuk mund të ecet. Diplomacia ka vlerë kur vendos drejtësi.
Realisht Serbia është e sëmurë dhe Evropa me qëndrime kundërshqiptare nuk mund ta shërojë kurrë. Atë mund ta shërojë vetëm kur t’i thuhet e vërteta, që është e njëllojtë me kombet e tjera. Kur t’i thuhet se me përvetësim pronash e historie të të tjerëve nuk mund të jetë një shtet i madh. T’i thuhet se kisha nuk është pronë serbe, por është institucion shpirtëror individual njerëzor, nëpërmjet të cilës vendosen marrëdhëniet midis njerëzve dhe Zotit. A mos edhe Zotin serbët e kanë vetëm për vete? Deri këtu duket se shkon absurditeti serbë e jugosllav e miratimi evropianë.
Të mbajmë në vëmendje se serbët me bekimin e Rusisë e mbështetjen e drejtpërdrejtë të saj, akoma mendojnë si Milosheviqi se “Kosova është tokë serbe, asnjëherë nuk ka qenë shqiptare e as që do të jetë ndonjëherë!”Këtë mendim kanë edhe autoritetet politike e shtetërore serbe dhe kisha e Serbisë aktualisht, të cilët mendojnë e veprojnë me të gjitha mënyrat për të gjetur rrugë të mundshme për ta vënë Kosovën përsëri nën kontrollin serbë. Evropa mendoj se nuk duhet të tentojë të bëhet mashë e Serbisë në këtë aventurë, pasi dihet se aventurat janë të destinuara të dështojnë gjithnjë.
Serbët kanë qenë dhe mbeten burim konfliktesh të vazhdueshme me fqinjët prej shekujsh; racist e fashist deri në ekstrem, duke mos pranuar asnjë fqinjë të barabartë me veten, këtë e vërtetojnë programet e tyre të kërkimit të të drejtave historike të kombinuara me të drejtën racore serbe; ultraekstremist deri në ndërhyrje në punët e Perëndisë, nëpërmjet krijimit të miteve të paqena dhe deklarimin e popullit serb si një popull të dashur të Zotit mbi popujt e tjerë; misticizues të shkencës kanë krijuar një kompleks skizofrenësh, të cilët gjatë historisë, humbjet i shohin si fitore; burim i ideologjisë serbomadhe që ka prodhuar e do të prodhojë vetëm shovinizëm, destruktivitet, përleshje e keqdashje; as që mendoj se mund e do të reformohen e bëhen modern e mirëdashës të të tjerëve. Por siç duket për efekte balancimi Evropa po vazhdon t’i përkëdhelë akoma ata. Ama, jo më në dëm të shqiptarëve e trojeve të tyre, u bë shumë. Evropa duhet të kuptojë që midis shqiptarëve e serbëve është një lum gjaku shqiptar. Ky gjak nuk mund të bëhet ujë kur të dojë Evropa. Ai është dhe mbetet gjak. Nëse evropianët kanë nderim për gjakun e tyre, duhet të kenë të qartë dhe edhe gjaku i shqiptarëve i kuq është si ai i evropianëve. Nëse Serbia e serbët dhe gjithë sllavët do të dinë ta respektojnë e nderojnë atë gjak se i ka çliruar nga vetvetja, mund t’i mirëkuptojnë edhe shqiptarët, por me presione, akuza e kërcënime edhe Evropiane, nuk mendoj se shqiptarët duhet të tremben më. Evropa është e shqiptarëve aq sa edhe e serbëve. Këtë është mirë ta dijë Evropa e para. (Vijon)