Evropa përballet me vërshime vdekjeprurëse
15 shtator 2024
| 17:47
Disa shtete evropiane po përballen me vërshime vdekjeprurëse. Rumania ka raportuar për pesë të vdekur nga vërshimet, teksa në Poloni ka vdekur një person, sikurse edhe në Austri.
Edhe Republika Çeke po përballet me vërshime, teksa në këtë shtet janë raportuar disa të zhdukur.
Radio Evropa e Lirë ka publikuar fotografi nga AP, AFP e Reuters që tregojnë për situatën rëndë me vërshime në disa pjesë të Evropës.