Evropa të përgatitet për nxehtësinë afrikane

21 maj 2020 | 08:25

Një nga shërbimet më të famshme meteorologjike në botë, Accuweather, parashikon që stina e verës sivjet në Evropë do të jetë tepër e nxehtë dhe e thatë. Në veçanti, thuhet se temperaturat e ajrit në veri të Italisë dhe në ultësirat e Ballkanit mund të arrijnë në 40 gradë.

Mund të ketë disa valë nxehtësie më të forta ose nxehtësi afatgjatë për disa javë. Parashikimi kujton atë në vitin 2012, kur pati zjarre shkatërruese. Accuweather, megjithatë, thotë se një mot i tillë i pret më së shumti ata në Gadishullin Iberik.

Nëse duhet të besohen meteorologët amerikanë, nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të përgatitemi për një verë të gjatë dhe të nxehtë “afrikane”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 30 për qind e studentëve të Universitetit të Prishtinës…