“Evropë, ku janë vizat?”, deputetët e AAK-së me aksion simbolik në Kuvend

23 qershor 2022 | 16:31

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë zhvilluar një aksion simbolik në lidhje me mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Evropë ku janë vizat?” “Evropë deri kur më?”, janë dy pankarta që deputetët e AAK-së, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri, i kanë vendosur në foltoren e Kuvendit.

Me anë të këtij aksioni simbolik, AAK-ja i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i liberalizojnë vizat.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani pas takimit BE-Ballkani Perëndimor ka thënë se ka pasur deklarata mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithatë duhen hapa konkretë për këtë çështje.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi,…