EVROPË!, UNË E KAM FLAMURIN!
I shtrëngova duart grusht
Dhëmbët theva prej inatit
Se jam bir i kësaj toke
Kosovar që s’pret prej fatit
Nëse unë e kam flamurin
Pse në shtizë vure një tjetër?
Do t’më thuash se lirinë
Ti ma fale “zuskë e vjetër”?!!
Unë nder shekuj vrullshëm renda
Për Atdhe…e për flamur
Bota hiq..se nuk e dashka..
Ata hiq…. e ne prapë vur!
Ky flamur më duket ndryshe
Nuk më duhet jo për besë!
Se pa drite …çdo lule vyshket
Pa një zemër…çdo komb vdes!
Si se njohe kurrë shqiptarin..?
Moj Evropë …që rri mbi letër!
Ne Lirinë edhe Flamurin…
Nuk e ndërrojmë me asgjë tjetër!
Nëse fale një flamur
Dhe e morën pa e parë
Sytë vallë ku i kishin.?
Se me gjak ky s’eshte i larë!
Ah moj kohë e padrejtësive
Si me vjen kështu maskuar
Pse ma ndan më dysh flamurin
E pse më bën të rebeluar?
A e di ti moj Evropë
Se flamurin kam Atdhe?
Nëse ti ma heq shqiponjën
Kot që rrojmë, përmbi dhe!
Po të them: Mos më godit!
Mos godit mbi gjak të rënë
Padrejtësive shekullore
Pse u shton nji më të rendë?
Këtë “dhuratë” unë nuk ta dua
Është turp, turp për besë
Unë e kam në shpirtin tim
Dhe në zemër do të mbesë!
Ndaj dhe zemra me rreh fort
Gjakun që kalon në rremba
Nuk ma ndal dot as me plumb
Nuk ma lidh as tel me gjemba!
Ne shqiptarët që prej motit.
Pak i pamë lulet e fushës
S’na la tymi i barotit
Nuk na lanë erërat e luftës…..!