Evropës i duhen edhe dy muaj kohë që ta kalojë pandeminë

31 mars 2020 | 09:16

Maurizio Viecca, drejtor i Departamentit të Specialiteteve të Lartë në spitalin “H.Sacco” të Milanos, tha se në Evropë do të duhen të paktën dy muaj që pandemia të kalojë.

Në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo, mjeku tha se aty ku merren masa ka shenja pozitive, ndërsa në Shqipëri parashikoi fundin e prillit si rënie të epidemisë.

“Epidemia ka arritur thuajse në kulmin e saj në pjesën e veriut të Italisë, ndërsa në qendrën e jugut do të jetë në kulmin e saj në një fazë prej disa ditësh. Tashmë në veri  duhet të fillojë pjesa e rënies, por shenja të mëdha ende nuk jemi duke parë.  Por ka disa shenja pozitive, meqë aty ka 15 ditë që janë marrë masa të forta. Edhe periudha e inkubimit është po aq. Por në Itali nuk u morën masat që u morën në Shqipëri. Aty kur u kuptua problemi u vendos pa asnjë dyshim se çfare duhej bërë, duke u kthyer në një model për të gjithë botën.  Por në Itali, Angli, Francë, Spanjë dhe Amerikë nuk u bë si në Shqipëri, prandaj edhe patën probleme. Nuk e kuptoj se çfarë presin! Por ajo që ka ndodhur, ka ndodhur.

Në Evropë epidemisë i duhen edhe dy muaj kohë që të kalojë, ndërsa në Shqipëri besoj se deri në fund të prillit. Përpara fundit të prillit apo fillimit të majit nuk mund të ktheheni si më parë. Duhet të tregoni shumë kujdes. Sidomos duhet të bëni kujdes me njerëzit që duan të vijnë në Shqipëri. Po aq nga italianët të cilët vijnë në Shqipëri shumë, ka thënë Viecca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç e paralajmëroi dhe Presidenti Donald, Trump, Administrata Amerikane…