Evropianët hedhin në gjyq “Apple”
Kompania e fuqishme “Apple” po përballet me probleme ligjore për shkak të akuzave të evropianëve se versionet e vjetra kanë ngadalësuar punën.
Konsumatorët evropianë kanë hapur proceset gjyqësore të cilat mbulojnë deri në 2 milionë pajisje iPhone 6, 6 Plus, 6S dhe 6S Plus në Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Portugali.
“Apple” është përballur me reagime publike dhe veprime ligjore në të gjithë botën pasi pranoi në 2017 që azhornimet e softwereve të dizajnuara për të parandaluar prishjen e baterive në iPhone të vjetër, që gjithashtu ngadalësuan pajisjet.
Këto raste flagrante vijojnë fill pas një procesi gjyqësor kundër “Apple” në Shtetet e Bashkuara që çoi në një zgjidhje të propozuar prej 500 milionë dollarë dëmshpërblim në mars.
Muajin e kaluar, “Apple” pagoi 113 milionë dollarë për të zgjidhur një hetim mbi çështje të hapura nga 34 shtete amerikane, duke përfshirë Kaliforninë dhe Arizonën.