Evropiani në Prishtinë, nesër zhvillohen katër ndeshje

07 korrik 2023 | 15:03

Çdo gjë është gati për Kampionatin Evropian për hendbollistet deri në 19 vjet që prej të shtunës deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.

Ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, ndërsa FHK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet që Evropiani të ketë rrjedhën e duhur. Marrin pjesë hendbolliste nga nëntë ekipe kombëtare. Kombëtaret janë të ndara në dy grupe. Në Grupin A janë Sllovakia, Italia, Finlanda, Kosova dhe Britania e Madhe.

Në Grupin B bëjnë pjesë Austria, Polonia, Letonia dhe Izraeli. Në kuadër të Grupi A, të shtunën prej orës 12:15 është ndeshja Finlanda – Britania e Madhe. Sllovakia e Kosova takohen prej orës 19:30. Një orë më herët është hapja zyrtare e Kampionatit Evropian të Divizionit të dytë. Në Grupin B, Austria e Letonia luajnë prej orës 14:30. Ndërkohë Polonia e Izraeli përballen prej orës 16:45. Ndeshjet e para pritet të dëshmojnë forcën e vërtetë të ekipeve kombëtare dhe janë me rëndësi të madhe.

Kombëtarja e Kosovës është përgatitur për kohë të gjatë në Gjakovë e Prishtinë, ndërsa ka pasur edhe dy ndeshje kontrolluese me Bullgarinë. Në shtabin teknik vlerësojnë se vajzat janë gati për të shfaqur më të mirën e mundshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë e paqartë.…