EXIT POLL: Agim Aliu rikonfirmohet në Ferizaj, fiton pa balotazh zgjedhjet për kryetar të komunës

17 tetor 2021 | 19:13

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Agim Aliu ka fituar pa balotazh garën për kryetar të komunës, sipas EXIT POLL të Dukagjinit.

Sipas këtij sondazhi që po transmetohet në Kanal10, Agim Aliu ka mbledhur plot 65% përqind të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbledhur 23.40% përqind të votave, shkruan lajmi.net

Ky do të jetë mandati i dytë në krye të komunës së Ferizajit për Agim Aliun i cili është komentuar si një nga kryetarët më të mirë të komunave në Kosovë.

Ndërkohë, PDK ka fituar pa balotazh edhe në qytetin e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Exit Poll”-i i Klan Kosovës e ka nxjerr fitues Bedri…