Exit Poll-i i ‘Klan Kosovës’: Lutfi Haziri e fiton Gjilanin
14 nëntor 2021
| 19:11
Lutfi Haziri i LDK-së ka fituar në Gjilan, sipas EXIT POLL-it të realizuar nga Tomor Qela dhe të prezantuar në Klan Kosova.
Ai ka fituar me një diferencë shumë të ngushtë duke marrë 50.87 % të votave, derisa kundërkandidati i tij Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.13 % të votave.
Rezultatet e këtij EXIT POLL-i të prezantuar në Klan Kosova:
Lutfi Haziri (LDK): 50.87 %
Alban Hyseni (VV): 49.13 %
Ky EXIT POLL është i realizuar me margjinë të gabimit më të vogël se 3 %.