Exit Poll-i i prezantuar në ‘Klan Kosova’: Ilir Ferati fiton Istogun

14 nëntor 2021 | 19:13

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut Ilir Ferati, sipas EXIT POLL-it të prezantuar në Klan Kosova ka fituar në komunën e Istogut.

Ai ka marrë 60.39 për qind përball kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, i cili ka marrë 39.61 për qind.

Rezultati është prezantuar nga profesori Tomorr Çela.

Çela tha se në Istog janë realizuar 2 mijë anketa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lutfi Haziri i LDK-së ka fituar në Gjilan, sipas EXIT…